Ka kohë që reperi i njohur, Capital T fansat e tij i ka paralajmëruar se do të sjell albumin e tij me titull “Skulpturë”.

Angazhimi i tij për këtë album ishte shumë i madh, këtë e ka dëshmuar përmes postimeve në rrjetet sociale ku vazhdimisht ka treguar se është duke punuar.

Me postimin e fundit të bërë në Instagram, ai tregoi se albumi me titull “Skulpturë” do të publikohet në dy pjesë, teksa thotë se do ta ”shkatërrojë lojën”.

Kujtojmë se, javën e kaluar Capital T dhe Ledri Vula publikuan këngën e tyre DMP , e cila është pjesë e albumit “Skulpturë”. Kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat deri tani në YouTube numëron mbi 2 milionë klikime. /21Media