Reperi i njohur, Capital T, ka realizuar një këngë dedikuar nënës së tij. Kënga është pjesë e albumit ende të pa publikuar të artistit “Skulpturë”.

Capital T përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka treguar se këngën ia ka treguar dje për herë të parë nënës.

“E kam bërë një këngë për nënën time dhe e kam lëshuar për të në Ditën e Nënës, ndenja më e mirë ndonjëherë. E dua shumë. Kënga është pjesë e albumit Skulpturë”, ka shkruar Capital T në Instagram.

Ndryshe, “Flex” është projekti i fundit muzikor që reperi ka publikuar. Kënga ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media