“Money” titullohet kënga më e re e Capital T, të cilën reperi e ka sjellë në bashkëpunim me Jay 1, reper britanik.

Deri më tani, bashkëpunimi është publikuar në pothuajse të gjitha platformat digjitale, ndërsa po pëlqehet në masë të madhe.

Që nga publikimi rreth 1 orë më parë, kënga është klikuar mbi 36 mijë herë në kanalin YouTube.

Kujtojmë se dy javë më parë, artisti nga Kosova prezantoi para publikut bashkëpunimin me reperin e njohur Ledri Vula, këngën me titull “DMP”, videoklipi i së cilës është klikuar mbi 5.8 milionë herë në YouTube./21Media