Capital T shkruan pas vdekjes së Lezës: U ribashkuan në parajsë
25 Mars 2020
Capital T shprehu ngushëllime për familjen Qena
Capital T shprehu ngushëllime për familjen Qena
Aktorja e dashur për publikun, Leze Qena ka vdekur mëngjesin e sotëm në moshën 85-vjeçare.
Për humbjen e Lezës ngushëllime kanë shkruar emra të njohur nga politika dhe komuniteti artistik.
Në mesin e tyre është edhe reperi Capital T, i cili Lezën e quan legjendë. Ai po ashtu, publikoi edhe një foto tjetër të aktores, bashkë me bashkëshortin e saj të ndjerë, Xhevat Qenën.
“Të ribashkuar në parajsë”, ka shkruar reperi sipër fotografisë.
Leze Qena pas vetës ka lënë një pasuri të madhe në botën e artit kosovar. /21Media