Reperi lutet për Turqinë

Reperi lutet për Turqinë

Mbrëmë Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm 6.8 shkallë, numri i të vdekurve deri tani ka shkruar në 22 persona.
Raportohet se autoritetet janë duke vazhduar  operacionet e kërkim-shpëtimit, përcjell rtv21.tv

Në shenjë solidarizimi me familjet e të prekurve nga ky tërmet, reperi i njohur, Capital T ka shprehur lutjet e tij.

Artisti ka publikuar një fotografi të Stambollit në Instagram, dhe ka shkruar me mbishkrimin “Lutu për Turqinë”.

Raportohet se nga ky tërmet janë lënduar mbi 1 mijë persona, e qindra banesa janë shembur. /21Media