Me padurim po pritet albumi i ri “Skulpturë”, i reperit Capital T. Artisti me një postim në Instagram, bëri të ditur se ky album do të publikohet në muajin qershor. Po ashtu, ai njoftoi se përveç këtij albumi, do të publikohet edhe një super projekt.

“Veq 5 Muj mrena n’2020 me 4 super projekte pa e cek “AKULL” qe ka dal n’fund 2019 / edhe pse N’karantine nuk kena flejt po kena nejt aktiv per njerzt qe e dojn artin tone edhe jane me neve n’ket rrugtim edhe masi krejt e kan nal prodhimin se nuk po dihet a kan me pase sezone,na spo nalem se dashnia jone per me bo muzike nuk ndahet me sezona, se e dim qe nisoj si per ushqim e filma njerzt kan nevoje edhe per muzike. E zgata pak. N’QERSHOR gati ni super projekt + ALBUMI “SKULPTURE””, shkroi ai krahas videos.

“Skulptura është vepër arti, është diçka që krijohet me mund, krijohet me forcë, krijohet me pasion, me dashni dhe unë e konsideroj që këtë album e kom gdhend në detaje për atë arsye edhe e kom titullu Skulpturë”, kishte shkruar Capital T për këtë album.

Pjesë e albumit janë “600 PS”, “Flex”, “Akull”, “Flawless”, e shumë të tjera./21Media