Reperi i njohur Capital T ka befasuar fansat me postimin e fundit në rrjetet socciale. Ai ka publikuar një fotografi me modelen e famshme nga Shqipëria, Adrola Dushi.

Megjithatë kjo nuk është vetëm një fotografi e thjesht e dy personave të famshëm, por me këtë m reperi ka ngallur shumë dilema, shkruan portali rtv21.tv

Kjo ngase në Instasotry ai i ka mbuluar fytyrën, Adrolës me një zemër me shigjetë, kurse në feeds të Instagramit e ka publikuar fotografinë e në përshkrim ka vënë të njëjtën zemër, duke e lënë në konfuzion raportin e tyre miqësor apo janë në lidhje dashurie?!

Fotografia është komentuar shumë nga fansat. Kujtojmë se muaj më parë bukuroshja nga Shqipëria nuk e ka përjashtuar mundësinë e të qenurit nuse Kosove. “Kam dëgjuar lartë e poshtë për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe thjesht po kontribuoj!”,ishte shprehur ajo./21Media