Cardi B ka filluar procedurën e divorcit, ndërsa ka treguar se nuk ndihet keq për një veprim të tillë.

Nëpërmjet një video në Instagram, artistja amerikane ka thënë: “Dua të ju them faleminderit shumë. Sidoqoftë desha t’iu informojë se nuk kam derdhur asnjë lot. Këtë herë nuk kam qarë, e dini pse? Arsyeja e divorcit nuk ka të bëjë me asgjë në të kaluarën. Nuk ka të bëjë me tradhtinë”.

Cardi B ndër të tjera ka shpjeguar se është lodhur nga diskutimet e pafund që bënte me Offset.

Dyshja gjatë vitit 2018 ishin ndarë për herë të parë, ndërsa në “Grammy Award 2019” kishin bërë të ditur ribashkimin.

Cardi B ka thënë tutje se ndarja kësaj radhe është e përherëshme dhe se ajo po lufton për kujdestarinë e vajzës së tyre Kulturë.

Offset sot për herë të parë është shfaqur në “iHeart Radio Music Festival”, ndërsa ka pranuar divorcin./21Media