Cardi B, ka pozuar së fundmi për revistën “Footwear News” dhe është përballur me një lum kritikash e akuzash nga adhuruesit. Ajo shfaqej e veshur me një fustan ndërkohë që mbante në duar një atlete të kuqe nga bashkëpunimi i saj me “Reebok”.

Pas reperes shfaqeshin 8 duar të tjera, një imazh i bazuar tek perëndesha hindu, Durga.

Pas kritikave që ndezën rrjetin, Cardi B kërkoi falje publikisht duke u shprehur se ajo nuk kishte për qëllim të fyente fenë e askujt.

Shumë adhurues po më thonë se unë jam kritikuar në të gjithë mediat sociale sepse nuk po respektoj një perëndeshë. Kur realizova setin fotografik, po më thonin se do të pozoj si një Hyjneshë, që përfaqëson forcën, feminilitetin dhe çlirimin dhe isha gati menjëherë. Por nëse njerëzit mendojnë se po ofendoj kulturën e tyre ose fenë e tyre, dua të them që më vjen keq, nuk ishte qëllimi im. Nuk më pëlqen të mos respektoj fenë e askujt. Ashtu siç nuk do të doja që njerëzit të ofendonin fenë time. Kur njerëzit vishen si Virgjëresha Mari dhe Jezusi, për sa kohë që e bëjnë atë në një mënyrë të bukur, të hijshme dhe në mënyrë të respektueshme, unë nuk ndihem e fyer. Nuk po përpiqesha të mos respektoja fenë tuaj, mbase duhet të bëja kërkime fillimisht. Më vjen keq, nuk mund ta ndryshoj të kaluarën, por do të bëj më shumë kërkime në të ardhmen”, shkruajti Cardi B.

Kujtojmë se “WAP” mban titullin kënga më e fundit e reperes të cilën e solli para publikut në bashkëpunim me Megan Thee Stallion./21Media