Cardi B, reperja e njohur amerikane, raportohet se do të ketë rolin kryesor në komedinë, “Assisted Living” të Paramount.

Pas një çmimi në ‘Grammy’ për albumin më të mirë në 2018, ajo u shfaq në filmin e metrazhit të gjatë “Hustlers” vetëm një vit më vonë së bashku me Jennifer Lopez .

Gjithashtu, u bë e ditur se do të luajë edhe në “Fast & Furious 9” që do transmetohet gjatë këtij viti.

Bazuar në një skenar origjinal specifik nga shkrimtari i “This Is Us”, Kay Oyegun, “Assisted Living” ndjek një kriminele të quajtur Amber, rol ky që do të luhet nga Cardi B.

Ajo e gjen veten në një situatë të vështirë pasi në arratisje nga policia dhe disa kriminelë të tjerë, nuk gjen dot vend për t’u fshehur, teksa maskohet si një grua e moshuar dhe strehohet një azilin e gjyshes së saj, të cilën nuk e viziton prej vitesh.

Skenari është realizuar nga Kay Oyegun, ndërsa Temple Hill dhe Stephen Love janë producentë të filmit.