Kënga e re e rep-artistes Cardi B, nuk iu shpëtoi kritikave pavarësisht se theu rekord në toplistën “Billboard”. Që kur u lansua ky projekt më 7 gusht, pranoi shumë kritika për shkak të fjalorit eksplicit dhe dukjes së dy artisteve në klip, përfshirë edhe Megan Thee Stallion.

27-vjeçarja mendon se ky tekst është ‘normal’ sipas standardeve të hip-hopit.

“Njerëzve që ju pengon kjo këngë janë ose konservatorë ose shumë fetarë, fetarë të rrejshëm. Jam rritur duke dëgjuar këso lloj muzike, ndonëse për të tjerët mund të duket vulgare, për mua është pothuajse normale.”, tha ajo.

Sipas saj, kënga e re “WAP” është për të rriturit, e jo për fëmijët.

“Nuk do të doja që vajza ime 2-vjeçare ta dëgjojë këtë këngë, sepse është për të rritur.”, tha ajo./21Media