Në Ditën e Mësuesit, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut, Milla Carovska u pyet për fatin e nxënësve shqiptar në Idrizovë, të cilët kanë kërkuar që të kenë një shkollë në gjuhën amtare, në fshatin ku jetojnë.

Me këtë rast, Carovska tha se marrëveshje për ndërtimin e një shkolle është arritur në mes Komunës dhe Ministrit paraprak të Arsimit, por po pritet që të kompletohet dokumentacioni për projektin.

E në lidhje me këtë çështje, fjalën e mori edhe kryeministri Zoran Zaev, ai njëjtë tha se shkolla do të ndërtohet së shpejti.

“Qeveria ka diskutuar për të ndërtuar obejkt shkollor. Dokumentaconi i projektit  do të rregullohet shpejt dhe fëmijët do të mund të mësojnë në fshatine  tyre, në gjuhën e tyre amtare. Edhe nëse bëhet fjalë për pak nxënës, edhe nëse bëhet fjalë për më shumë nxënës, ne reagojmë shpejt dhe do ta realizojmë qëllimin.”, deklaroi Zaev, shkruan TV21./21Media