Spanjolli Dani Carvajal, sipas një komunikate nga Real Madridi ka pësuar një lëndim ku thuhet se do ta mbajë larg fushave të blerta për një kohë të gjatë.

Carvajal këtë edicion ka luajtur në tri ndeshjet hapëse për kampionët në fuqi të La Ligas. Ai ishte titullar në barazimin 0:0 në ndeshjen me Real Sociedadin ku luajti për 90’ minuta, në fitoren ndaj Real Betisit dhe u kthye si rezervist në ndeshjen e kaluar ndaj Real Valladolidit ku këta të fundit pësuan humbje nga “Los Blancos” me rezultat minimal 1:0.

Por tani, 28 vjeçari, Carvajal po përballet me një lëndim në këmbën e djathtë, ku ka këputur ligamentet dhe pritet që të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

“Duke i përcjellur testet e Dani Carvajal të cilat i janë bërë nga stafi mjekësor i Real Madridit, mund të konfirmojmë që ai (Carvajal) do mungojë për një kohë të pacaktuar, pasi që lëndimi është i natyrës serioze ku lojtari ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë”, kanë kumtuar për mediat spanjolle krerët e Real Madridit.