Casillas sërish në spital

 

Ish-portieri spanjoll, Iker Casillas përfundoi përsëri në spital për shkak të problemeve me zemrën. Ish-portieri i Real Madrid dhe Porto u pranua në një klinikë në Madrid pasi ishte në pushim me miqtë.

Ai bëri testet dhe u vërtetua se nuk pësoi një sulm të ri në zemër, siç ishte rasti në vitin 2019 gjatë stërvitjeve me Porto. Sidoqoftë, ai u mbajt në spital dhe gjendja e tij do të monitorohet nga afër.

Ai e ka përfunduar karrierën e tij për arsye shëndetësore, kur është thënë se kishte frikë për jetën e tij.

“Pas një sulmi në zemër për një muaj kisha frikë të ecja, të flija ose të bëja ndonjë ushtrim fizik. Ishte shumë e vështirë dhe u ndjeva i trishtuar. Sidoqoftë, tani është ndryshe dhe unë jam mirë. Unë dëgjoj mjekët dhe vetëm ata mund të thonë çfarë mund të bëjnë dhe çfarë nuk mund të bëj unë, “, ka thënë Casillas një vjet më parë.

Back to top button