Sulmuesi uruguaian dëshiron të largohet nga “Djajtë e Kuq”.

Edinson Cavani ka bërë të qartë që dëshiron të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, raporton “Depo”.

Sulmuesi veteran, i cili iu bashkua “Djajve të Kuq” si lojtar i lirë në vitin 2020, dhe tani është duke u lidhur me një transferim të mundshëm tek Boca Juniors.

Që prej transferimit të tij tek Manchesteri, Cavani ka arritur të bëjë 31 paraqitje, duke regjistruar 10 gola dhe dy asistime.