Vazhdojnë problemet fizike për mesfushorin e Arsenalit

Vazhdojnë problemet fizike për mesfushorin e Arsenalit

Një lajm i keq për Arsenalin, pasi që reprezentuesi spanjoll, Santi Cazorla ka dështuar të rikuperohet dhe do të qëndrojë jashtë fushave edhe për të paktën pesë muaj.

Hera e fundit që Cazorla ka luajtur ishte në muajin tetor të vitit të shkuar, më saktësisht në fitoren 6:0 të Arsenalit, ndaj Ludogorets në Ligën e Kampionëve, ku edhe kishte lënduar rëndë këmbën.

33-vjeçari i është nënshtruar edhe një operacioni këtë javë, ku ka treguar se i duhet ende kohë për t’u kthyer në fushë.

“Nuk më është caktuar një datë e saktë se kur do të kthehem”, ka thënë Cazorla për Cadena Ser.

“Është e vështirë për të dhënë një afat, por mendoj se do të më duhen edhe pesë muaj të tjerë për t’u rikuperuar”, ka theksuar ai.