Një panel ekspertësh të pavarur që këshillojnë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në një takim publik të martën, votuan që punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e institucioneve të kujdesit afatgjatë të jenë të parët që do të marrin vaksinën e shumëpritur të koronavirusit.

Rekomandimet tani duhet të aprovohen nga drejtori i CDC-së, Robert Redfield, përpara se vaksina të shpërndahet në shtete dhe në grupet pjesë e planeve të shpërndarjes së Fazës 1A, përcjell rtv21.tv

Plani për të shpërndarë vaksinën tek punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e kujdesit afatgjatë varet gjithashtu nga autorizimi i Administratës e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA), e cila ende duhet të miratojë një aplikim të përdorimit të urgjencës nga gjigandi farmaceutik Pfizer, i pari që aplikoni, dhe kompania bioteknologjike Moderna. Kompanitë kanë zhvilluar kandidatë për vaksinat anti- koronavirus që janë provuar mbi 90% efektivë në provat klinike, shkruan foxnews.

Pas miratimit të FDA, amerikanët e parë mund të marrin vaksinën që në fillim të këtij muaji./21Media