Arrat mund ta përmirësojnë kujtesën

Arrat mund ta përmirësojnë kujtesën

Ngrënia e arrave mund ta përmirësojë performancën në testet e funksioneve kognitive, duke i përfshirë testet për kujtesën, përqendrimin dhe shpejtësinë e përpunimit të informacionit, sipas një studimi të ri nga David Geffen School of Medicine në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, të udhëhequr nga dr. Lenore Arab.

Në këtë studim, pjesëmarrësit ishin të rriturit e moshave 20-59 vjeç, si dhe 60 e tutje. Dr. Arab dhe bashkëstudiuesi dr. Alfonso Ang konstatuan se pjesëmarrësit e studimit me konsum më të lartë të arrave performonin dukshëm më mirë në një seri prej gjashtë testeve kognitive.

Dr. Arab theksoi se “është interesante të shihet fuqia e provave nga kjo analizë në gjithë popullsinë amerikane në mbështetje të rezultateve të mëparshme të studimeve të kafshëve që e kanë treguar dobinë neurombrojtëse nga ngrënia e arrave, dhe kjo është një sasi realiste – më pak se një grusht në ditë (13 gramë)“./21Media