Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendim lidhur me çështjen e mandatarit Hoti,  në të cilën ka konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re.

Pas këtij vendimi, deputeti i VV-së Hajrullah Çeku në një lidhje direkte në emisonin “Click” tha se me marrjen e këtij vendimi Gjykata ka bërë shkelje të Kushtetutës.

“Ky është një vendim skandaloz, me këtë vendim është shkel definitivisht Kushtetua, është njoft një e drejtë që nuk parashihet në Kushtetutën e Kosovës. Me këtë vendim është hap rrugë për një proces që nuk parashihet në Kushtetutën”, deklaroi Çeku.

Ai tutje tha se VV-ja beson që shumë shpejt vendi do të shkoj në zgjedhje të reja. /21Media

#Click #HajrullahÇeku nga VV-ja: Ky është një vendim skandaloz, me këtë vendim është shkel definitivisht Kushtetua

#Click #HajrullahÇeku nga VV-ja: Ky është një vendim skandaloz, me këtë vendim është shkel definitivisht Kushtetua

Gepostet von RTV21 am Donnerstag, 28. Mai 2020