Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot ka vizituar klubin e xhudos së Kosovës.

Trajneri i xhudos në Kosovë, Driton Kuka ka treguar se në këtë takim u bisedua për garat dhe aktivitetet e ardhshme të xhudos në veçanti për udhëtimin drejt Lojërave Olimpike.

“Vizitë e befasishme por e këndshme e Ministrit Hajrulla Çeku dhe ZvMinistres Daulina Osmani Biseduam për garat dhe aktivitetet e ardhshme të xhudos në veçanti për udhëtimin drejt Lojërave Olimpike! Sporti si imazhi pozitiv më i fuqishëm i shtetit tonë do vazhdoj të bëj krenar çdo shqiptar kudo në Botë’, ka shkruar Kuka në Facebook./21Media