Brenda 48 orëve do të dihet rezultati i fituesve të zgjedhjeve dhe subjekteve politike dhe koalicioneve në Shqipëri. Kështu bëri të ditur kryekomsioneri Ilirjan Celibashi në konferencën për media.

Ai i’u bëri thirrje partive politike që ta përcjellin me qetësi procesin e numërimit dhe të presin deri të numërohen fletëvotimet për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve.

“Këtë moment duhet ta përcjellim me qetësi dhe natyrshëm secili prej nesh e ka kuriozitetin se kush i ka fituar këto zgjedhje por duhet pak durim dhe brenda 48 orëve do ta dimë se kush është fituesi i zgjedhjeve”, tha ai.

Celibashi shpreson që i gjithë lidershipi politikë të kenë koishiencën për të kuptuar se ka nevojë për qetësi në mënyrë që të krijohen kushtet që komisionarët dhe numëruesit të kryjën punën e tyre.

“I bëjë një thirrje partive politike që procesin në vijim ta përcjellim me qetësi sepse askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje, duhet të presim, të numërohen fletët e votimit për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve. Çdo deklarim i bërë pa nisur fare procesi i numërimit të fletëvotimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme të këtij procesi dhe sigurisë dhe garancisë për këtë proces. Shpresoj që gjithë lidershipi politikë ta ketë koishiencën për të kuptuar se ka nevojë për shumë qetësi në këtë moment për të krijuar kushtin e punës së qetë për komisionarët dhe numëruesit”, potencoi ai.

Celibashi theksoi se në disa qendra votimi ka radhë dhe procesi po kryhet siç e kërkon kodi zgjedhor. Ai tha se procesi u zhvillua normalisht me përjashtim të disa incidenteve të vogla.

Sipas kreut të KQZ, në më pak se 200 qendra votimi në të cilat nuk është përdorur pajisja e identifikimit elektronik për shkak të pamundësisë së operatorëve për ta përdorur pajisjen dhe në disa raste mosparaqitjes së tyre.

“Nga informacionet që ka KQZ mund të thuhet se u karakterizuar nga qetësia dhe nga siguria dhe integriteti i tij si proces[…]Dua të jemi i sinqertë dhe ta pranoj që ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik për faktin se ishte një proces shumë i vështirë nga shumë pikëpamje që do të duhet u realizua në një kohë mjaft të shkurtër pa një rast të dytë. Sikurse në tërësi për procesin e votimit edhe për atë se si procesi në veçanta i votimit elektorin u votua është herët por gjithsesi disa konkluzione të përgjithshme mund t’i themi. Janë më pak se 200 qendra votimi, në fakt janë rreth 167 qendra votimit në të cilat nuk është përdorur pajisja e identifikimit elektronik, në 86 prej tyre nuk është përdorur për faktin se nuk janë paraqitur operatorët dhe në pjesën tjetër përshkak të problematikave dhe pamundësisë së operatorëve për ta përdorur pajisjen. Por në vlerësimin tim mendoj që ky projekt mund të konsiderohet një projekt me sukses të plotë”, deklaroi ai pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit.

Sot më 25 prill 2021 janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, për të zgjedhur 140 deputetët e ri të Kuvendit, ku sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë votuar 45.48 për qind nga 3.588.869 qytetarë shqiptarë me të drejtën e votës, ndërsa 107 mijë e 24 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Në garën zgjedhore janë 1841 kandidatë për deputetë, teksa 732 kandidate ndër to janë femra ose 39.76 %.

KQZ ka njoftuar se 5199 Qendrat e Votimit monitorohen me kamera, gjë që është një garanci e shtuar në parandalimin e pa ligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë etj. Në fletën e votimit janë regjistruar 12 parti politike si dhe në disa qarqe ka kandidatë të pavarur.

Në këto zgjedhje qytetarët kanë mundur të votojnë si për partinë politike, ashtu edhe për kandidatët e partive.

Në këto zgjedhje ka votuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.