Në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në të cilat morën pjesë 48.59 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se janë regjistruar disa incidente, siç është fotografimi i votave apo hapja me vonesë e disa qendrave të votimit, por nuk është raportuar për incidente serioze. Disa Exit Polle e kanë nxjerrë opozitën fituese të këtyre zgjedhjeve mirëpo kryebashkiaku i Tiranës, Erijon Velijaj ka thënë se sondazhet e shfaqin e PS-në si parti e parë e cila pritet t’i fitoi deri në 72 mandate. Krye-komsioneri Ilirjan Celibashi në një konferencën për media tha se brenda 48 orëve do të dihet rezultati i fituesve të zgjedhjeve. Ai iu bëri thirrje partive politike që ta përcjellin me qetësi procesin e numërimit të votave./21Media