Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi sot informoi se procesi i numërimit të votave për kandidatët është drejt fundit.

Celibashi shtoi se po vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan).

“Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit & të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ.”, shkroi ai në facebook.

👉Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit. Vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë & Elbasan)….

Posted by Ilirjan Celibashi on Thursday, April 29, 2021