Urimi i saj erdhi pikërisht në orën 00:00

Urimi i saj erdhi pikërisht në orën 00:00

Për modelen e njohur shqiptare, Almeda Abazin dhe aktorin e njohur turk, Toglahan Sayisman-in dita e sotme është ditë e veçantë. Kjo për faktin se Tolgahan apo i njohur te shqiptarët si ”Çënari” sot feston datëlindjen, shkruan rtv21.tv

Këtë përmes fotografive në Instastory e ka bërë publike vetë bukuroshja shqiptare, me ç’rast ka uruar personin e saj të zemrës me fjalë të veçanta.

”Gëzuar ditëlindjen zemra ime” ka shkruar Almeda në njërën prej storieve, që ajo ka publikuar pikërisht në orën 00:00.

Ndryshe, Almeda dhe Tolgahan janë mjaft aktiv në rrjete sociale, në të cilat ndajnë momente të ndryshme me ndjekësit e tyre të shumtë./21Media