Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhjen e saj të thirrur për në orën 18:00. Në këtë mbledhje nuk ishin prezent ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Qeveria në detyrë miratoi propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga data 1 qershor të rihapen çerdhet.

Vitia gjithashtu ka propozuar të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.

Në mbledhje ministri në detyrë ka propozuar gjithashtu edhe hapjen e kufijve tokësorë.

Ai tha se të gjithë personat që kanë test negativ jo më të vjetër se 4 ditë, nuk i nënshtrohen proceduarve të izolimit. Ndërkohë, ata që nuk e kanë një test të tillë, do të duhen të vetizolohen për 7 ditë.

Të gjitha propozimet janë miratuar nga ministrat.