Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sonte bëri të ditur se çerdhet në komunën që ai e udhëheq nuk do të hapen nesër.

“Si rrjedhojë e dilemave të shumta, lidhur me rihapjen e institucioneve parashkollore për grupmoshat 0-5 vjeç, pas konsultimit me drejtorin e DKA-së dhe drejtoreshën e IP “Rrita e Jonë“ , vlerësuam se objekti i çerdhes duhet të i nënshtrohet parapërgaditjes dhe procesit të dezinfektimit, pasiqë për një kohë të gjatë ka qëndruar i mbyllur. Si rezultat i kësaj, në Komunën e Obiliqit rihapja e çerdheve nuk do të ndodhë nesër!”, shkroi Gashi në facebook.

Gashi u shpreh se për çdo njoftim të ri do të njoftojë me kohë.

Qeveria në detyrë, sot ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga data 01 qershor të rihapen çerdhet./21Media