Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh i bindur se s’kanë bërë shkelje kushtetuese lidhur me çështjen e mandatarit.

“Jam i bindur që s’kemi bërë shkelje. Jam i bindur se s’do ta kemi një përgjigje të tillë. Por mbetet çështje e Kushtetueses që ajo të vendosë. Sepse të mos ishim 100% të sigurt se procesi është kushtetues, jemi shprehur nga fillimi se si Lidhje Demokratike pa u shterr e gjithë rruga kushtetuese, nuk kemi pasë vullnet asnjë rast të hyjmë në një proces të tillë. Kemi vlerësuar se vendit i duhet një Qeveri e re dhe vlerësoj edhe sot dhe se çdo ditë po tregohet e arsyeshme që vendi të ketë një qeveri të re, sepse është e vështirë të menaxhohet situata me një qeveri në detyrë, e cila çdo ditë bën gabime”, deklaroi Mustafa./21Media