Menjëherë pas publikimit të lajmit për marrjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ministrja e Financave Hykmete Bajrami, mbajti një konferencë për media.

Ajo tregoi se bëhet fjalë për 4 transaksione të dyshimta, që kanë ndodhur nga llogaria e Thesarit të Shtetit.

Zyrtari i Thesarit, me 11 vjet përvojë pune, i cili ka bërë transaksionin është arrestuar, ndërsa përgjegjësi i tij është suspenduar.

Tutje ministrja tha se janë gjurmuar të gjitha transaksionet që janë bërë, institucionet po merren me rastin, i cili është keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Transaksionet, sipas saj, janë bërë nga Ministria e Infrakstrukturës tek një operator ekonomik.

Është një rast i izoluar. Mjetet dhe buxheti i Kosovës është i sigurt, mjetet janë në Bankën Qendrore të Kosovës”, u shpreh ministrja.

Bajrami nuk pranoi të jep detaje të tjera, pasi rasti i cili po hetohet mund të dëmtohet./21Media