Bisedimet midis Barcelona dhe Manchester City për Eric Garcia kanë ndryshuar me burofaksin e Leo Messi.

Është një faktor i madh: e ardhmja e lojtarit më të mirë në botë.

SPORT raportoi se City vendosi një çmim prej 23 milionë eurosh për Garcia e që Barcelona besonte se ishte i tepërt, përcjell portali rtv21.tv

Por tani Barcelona mendon se nëse Messi shkon në Man City, Garcia mund të vijë shumë më lirë për katalanasit.

Edhe nëse çështja Messi evoluon dhe ai nuk dëshiron më të largohet nga klubi, Barça do të dëshirojë ende Garcia e Cityt. Nëse City nuk negocion për një çmim nën 20 milionë, atëherë ata mund të duhet të marrin thjesht “po “ nga lojtari dhe të presin ta marrin atë falas verën e ardhshme./21Media