Fjalimi i parë i Presidentit Biden para Kongresit

Fjalimi i parë i Presidentit Biden para Kongresit

Sonte në mbrëmje, gjatë një sesioni të përbashkët të Kongresit, Presidenti Joe Biden pritet të flasë rreth qëllimit të administratës së tij për të bashkëpunuar me vendet e tjera si dhe që Shtetet e Bashkuara të marrin një rol udhëheqës në skenën botërore. Sipas sekretares së Shtypit në Shtëpinë e Bardhë Xhen Psaki, presidenti do të ndalet tek përpjekjet e Amerikës për të “marrë vendin që i takon në botë dhe për të nxjerrë në pah vlerat tona si vend”. Ajo tha se presidenti ka të ngjarë të flasë mbi një numër përparësish të politikës së jashtme “përfshirë angazhimin e vendit me Kinën”. Presidenti Biden do të flasë gjithashtu rreth përpjekjeve të administratës për të luftuar pandeminë si dhe sfidave që lidhen me papunësinë, emigracionin, reformën në polici dhe mbi sigurinë e armëve./21Media