Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, duket të kujdesemi që të ushqehemi sa më mirë, me qëllim që të kemi energji të mjaftueshme gjatë ditës për aktivitetet tona.

Dilema se çfarë duhet të hamë në vaktin e mëngjesit na shoqëron shpesh herë.

Ne ju sjellim disa ushqime që duhet t’i konsumojmë para se të fillojmë ditën tonë.

Karbohidratet

Do të jetë mëngjesi perfekt nëse ju në këtë vakt hani ndonjë frut, si një ushqim shumë i shëndetshëm. Ju mund t’i përzieni ato duke i konsumuar në formë lëngu. Rrushi, molla, porokalli. Nëse i konsumoni këto në mëngjes, atëherë pjesa e ditës do të jetë krejtësisht ndryshe për ju.

Drithërat janë një zgjedhje e mirë për mëngjesin, por jo drithërat me sheqer, ne duhet të konsumojmë drithëra të shëndetshëm dhe ti shoqerojmë më kos.

Proteinat

Vezët janë burimi më i mirë i proteinave, ne duhet të konsumojmë 2 vezë në mëngjes ,por jo cdo ditë.

Bajamet dhe arrat ndihmojnë në rritjen e nivelit të proteinës në trupin tonë me anë të ushqimeve të shëndetshme. Arrat dhe bajamet janë ushqime të rekomanduara, të cilat janë shumë të thjeshta për tu konsumuar, pasi ato mund ti hani kur jeni duke shkuar për në punë apo edhe kur keni filluar punën.