Sipas "Buft", Kosova duhet të furnizohet me mjete mbrojtëse ndaj koronavirusit

Sipas “Buft”, Kosova duhet të furnizohet me mjete mbrojtëse ndaj koronavirusit

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu ose siç e njohin të gjithë me emrin, Bufi është njëri prej aktorëve më  të dashur për publikun shqiptar, shkruan rtv21.tv

Duke qenë se ka numër të madh të fansave, aktori është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Përmes një postimi të bërë në Facebook dje ai i ka bërë një kërkesë kryeministrit Albin Kurtit, që ta mobilizojë vendin kundër koronavirusit.

Sipas tij,  situata është alarmante dhe Kosova duhet të furnizohet me maska, dezinfektues dhe mjete të tjera të mbrojtjes.

“Kryeminister Albin Kurti, Bota eshte kaH mobilizohet per CoronaVirus. Qytetaret e vendeve te rajonit po furnizohen nga qeverite perkatese me maska, dezinfektues dhe mjete tjera te mbrojtjes. Situata eshte alarmante dhe kerkon syqeltesi”, ka shkruar ndër tjerash aktori.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) sot ka bërë të ditur se ekipi shëndetësor po bën kontrolle në pikën kufitare në Han të Elezit dhe se në Kosovë nuk ka koronavirus. /21Media