Adhuruesit e The Weeknd janë befasuar me imazhet, ku artisti është shfaqur plotësisht i fashuar në kokë.

Këngëtari është duke xhiruar klipin e tij të ri “Scared to Live” në qendër të Los Angeles, dhe pjesë e klipit do të jetë një skenë me këtë paraqitje të tij.

30-vjeçari veshi xhaketë të kuqe të zgjedhur nga stilisti Matthew Henson, i cili të kujton pamjen e fituesit 14 herë të Çmimeve ‘Grammy’, Herbie Hancock.

Regjisori Anton Tammi ishte në krye të setit të xhirimeve, ndërsa The Weeknd filmoi një skenë nate në Urën e 4-të të rrugës ku ai eci drejt kamerës ndërsa ishin vendosur fishekzjarret.