Arabia Saudite së fundmi largoi ndalesën që deri tani kishin femrat për të vozitur.

Lajmi u prit me shumë gëzim nga aktivistët për të drejtat e grave anë e mbanë botës, por edhe pse ky është një lajm i mirë për femrat në Mbretërinë e Arabisë Saudite, femrat në këtë vend ende përballen me shumë ndalesa tjera.

Në vazhdim do të cekim disa nga ndalesat tjera që kanë femrat në Arabinë Saudite:

Martesa dhe divorci

Femrave iu nevojitet leja nga një përkujdesës mashkull për tu martuar apo divorcuar me një mashkull. Përkujdesës i një femre është babai i saj deri në momentin kur të martohet, përgjegjësia atëherë bie mbi burrin.

Përkujdesja shëndetësore

Femrat në Arabinë Saudite duhet të marrin leje nga një përkujdesës mashkull para se të hyjnë në një operacion të caktuar. Në disa spitale publike kërkohet madje leja e përkujdesësit edhe që të pranohet një femër në spital, shkruan rtv21.tv.

Punësimi në kompani të caktuara dhe hapja e bizneseve të caktuara

Disa nga ndalesat formale për punësim të femrave janë hequr në vitet e fundit, e tani gati 16% e shkallës punëtore në Arabi Saudite janë femra. Gjithsesi disa punonjës ende kërkojnë lejen e përkujdesësit për punësim, e në raste të caktuara edhe kur femrat kanë dëshiruar të hapin biznese të caktuara kanë pasur nevojë për lejen e një mashkulli për ta marrë licencën.

Veshja

Femrat saudite duhet të veshin “abayas”, një mantel të gjatë që mbulon çdo pjesë të trupit në vendet ku bashkëveprojnë me meshkuj. Sidoqoftë ka lehtësime për vende të caktuara ku ka vetëm femra.

Dëshmia në gjykatë

Femrat janë të lejuara që të dëshmojnë në gjykatë, mirëpo dëshmia e tyre vlen vetëm sa gjysma e një mashkulli, dhe është e barabartë me një të mituri.

Trashëgimi i pasurisë

Vajzave u jepet vetëm gjysma e pasurisë që u jepet meshkujve./21Media