Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona feston datëlindjen e 60-të.

Por çfarë kërkon si dhuratë ish kampioni i Botës me Argjentinën?

“Asgjë për mua. Dua që kjo pandemi vrastare të merrte fund, këtë po. Do të doja paqe për të gjitha vendet, mbi të gjitha për ato vende dhe popuj dhe fëmijë aq të varfër sa ata nuk mund të mbrojnë as veten. Unë uroj që këtu në Argjentinë, si në shumë pjesë të tjera të botës, viruset e urisë dhe mungesa e punës që gllabërojnë dinjitetin e njerëzve të munden. Dhe pastaj, pasi nuk mund të rri pa folur për futbollin, do të doja që Gimnasia ime të fitojë përsëri kampionatin pas 90 vjetësh ose më shumë. Dhe do doja që Napoli të fitonte edhe një “skudeto” tjetër së shpejti. Unë e ndjek atë. Më pëlqen”, tha Maradona.