Mustafa thotë se Kosova nuk duhet t'i ftoh marrëdhëniet me SHBA-në

Mustafa thotë se Kosova nuk duhet t’i ftoh marrëdhëniet me SHBA-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në emisionin “Argument Plus” në RTV21 bëri të ditur se ambasadori Grenell i ka thënë që sot do të pasojë paralajmërimi i masave të MSS-së.

Ai u shpreh se Kosova nuk duhet të ftoh marrëdhëniet me SHBA-në. Mustafa tha se mbështetja e SHBA-së për Kosovën nuk është vetëm me para, por edhe në ushtri, polici e sfera të tjera.

Lideri i LDK-së, Mustafa shprehu edhe një herë qëndrimin e këtij subjekti politik se taksa duhet të hiqet plotësisht. Sa i përket kësaj ia tha se po përpiqen që ta harmonizojnë një qëndrim me LVV-në./21Media