Këngëtari Shaqir Cërvadiku ka uruar Vitin e Ri 2021 më fjalët më të mira, duke uruar shëndet, mirësi e dashuri.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka zbuluar se çfarë mësimi i ka dhënë viti 2020, shkruan rtv21.tv.

“Viti që shkoi ishte vit i vështirë, ku pandemia ç’rregulloi jetën duke tregue brishtësinë e botës njerëzore. Na dha nji mësim jetësor se duhet ti çmojmë shëndetin, familjen, miqësinë e t’mirat qe i kemi”, ka shkruar tutje Shaqa.

Shaqir Cërvadiku së fundi ka sjellë një bashkëpunim më këngëtain, Mahmut Ferati dedikuar të rënëve në masakren e Poklekut./21Media