Këngëtarja e famshme kosovare Kaltrina Selimi ishte pjesë e emisionit 21 Gradë në RTV21

Këngëtarja e famshme kosovare Kaltrina Selimi ishte pjesë e emisionit 21 Gradë në RTV21

Ajo foli për bashkëpunimin e shumëpritur mes saj dhe ikonës së muzikës shqipe Sabri Fejzullahut.

Projekti i cili ka filluar qysh para një viti ka mbetur pa përfunduar për shkak të pakënaqësisë së Kaltrinës me këndimin e saj, pasi thotë se e ka kënduar këngën shumë shpejtë ngase as tekstin nuk e kishte mësuar mirë, edhe ishte me shumë nguti ngase atë ditë udhëtonte për Londër, shkruan rtv21.tv.

Problemi për një tentim tjetër në rikrijimin e këngës është mungesa e kohës nga axha Sabri siç e quan Kaltrina, ngase ai është shumë i zënë me përformanca anë e mbanë vendeve ku ka shqiptarë.

Selimi ka ngurruar të japë një datë të caktuar, pasi angazhimet e të dyja palëve e vështirësojnë punën, mirëpo ajo thotë se e mirëpret kurdo që të vie, që nënkupton se ky projekt do të ndodhë në të ardhmen./21Media