Napoli sot ka pësuar një tjetër disfatë të rëndë në Serie-A duke u mposhtur nga Atalanta me rezultat 4-2.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Genaro Gattuso ka pësuar një rënie të formës ku në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbje dhe dy fitore.

Në humbjen e sotme ka luajtur për 90 minuta edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani po që nuk ka arritur të ndikojë në parandalimin e kësaj humbjeje.

Por, mediat italiane po flasin rreth një momenti të kapur nga kamerat, të cilat e shfaqin Gattuson duke përplasur dorën e tij në fytyrën e Rrahmanit edhe pse ende nuk dihet nëse kishte shenja nervozizmi në këtë rast apo ishte thjeshtë njëri nga ato reagimet e shpeshta të këtij lloji nga ana e Gattusos, të cilat i bënë herë me lojtarët e tij e herë me ndonjë kundërshtar.