Çfarë u bisedua në takimin e Gërvallës me ambasadoren e Finlandës?

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në takim ambasadoren në largim të Finlandës, Pia Stjernvall dhe të ngarkuarin me punë, Johan Schalin.
Në kuadër të takimit, ministrja i uroi mirëseardhjen të ngarkuarit me punë dhe shprehu falënderimin ndaj shtetit Finlandez për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar gadishmërinë për të thelluar bashkëpunimin.
Po ashtu, u bisedua rreth ngjarjeve në vend si dhe përkushtimit të vazhdueshëm të institucioneve tona udhëheqëse në sundimin e ligjit.
“Temë diskutimi ishte edhe politika në nivel ndërkombëtar dhe situata tensionuese mes Rusisë dhe Ukrainës duke përfshirë këtu propagandën e vazhdueshme ruse, veçanërisht deklaratën e Minsitrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se gjoja se “Kosova dhe disa pjesë tjera
të Ballkanit Perendimor po bëhen terren për krimin…” duke ritheksuar se kjo është e pavërtetë dhe se Republika e Kosovës e ndalon me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në luftra jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit nga Ambasada e Finlandës shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me Kosovën edhe më tej./21Media

Back to top button