Çfarë u diskutua në takimin e Osmanit me ministrin e Jashtëm të Haitit?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në New York, takoi kryesuesin e delegacionit të Haitit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, njëherësh ministër i Jashtëm i Haitit, Jean Victor Geneus.
Në takim u riafirmuan marrëdhëniet e mira dhe u diskutua për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit. U diskutua edhe për situatën në përgjithshme në rajon e më gjerë, krizën energjetike dhe atë ushqimore.
Osmani tha se në kohë sikurse këto solidariteti dhe veprimi i përbashkët janë parakushte për tejkalimin e situatave të tilla.
Në takim me ministrin Geneus, Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar fuqishëm për integrimin euroatlantik dhe se ka shënuar përparim në reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit. Sipas saj, forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës është prioritet shtetëror./21Media

Back to top button