Në prag të dy ndeshjeve të kombëtares së Kosovës më Moldavinë dhe Greqinë, sot u mbajtë konferencë për media, ku u tha se ekipi i kombëtares së Kosovës është i mirë dhe me lojtarë me potencial individualisht, që duhet të tregojë se çka janë në gjendje të bëjnë për vendin e vet.

Në këtë konferencë u nënshkrua kontrata për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe selektorit Bernard Challandes.

Selektrori Challandes tha se ekip është i ri dhe në rrugën e gjatë që kanë përpara, duhet shumë punë dhe durim që të arrihet në nivele edhe më të larta.

Ai u ndal edhe te ndeshjet me Greqinë, e cila do të luhet në Prishtinë dhe atë me Moldavinë.

“E kisha menduar grumbullimin e shtatorit dhe këtë pjesë e kisha menduar si një periudhë e mirë që do të na shërbejë edhe për t’u përgatitur për ndeshjen e tetorit ndaj Maqedonisë, megjithatë kjo është tashmë e pamundshme me gjithë ato ide që i kamë pas në kokë tashmë nuk mundë t’i zbatojë sepse më duhet fillimisht të mendojë për një ekip kundër Moldavisë në Itali dhe ndoshta për një ekip krejtësisht tjetër për ndeshjen kundër Greqisë që do të zhvillohet në Prishtinë me 6 shtator. Nuk është e lehtë të kemi një ekip të komponuar për dy ndeshjet e radhë, qoftë kundër Greqisë, qoftë asaj me Moldavinë,…… kështu që do të jetë kogja e vështirë për të gjetur një miks ideal dhe të duhur për përballje ndaj Moldavisë dhe Greqisë që zhvillohen gjatë kësaj jave“, tha ai.

Ai shtoi se pandemia ka vështirësuar shumë punën e ekipit dhe grumbullimin e lojtarëve.

Gjatë kësaj konference, u njoftua po ashtu për nënshkrimin e kontratës për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe selektorit Bernard Challandes.

Kryetari Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi tha se janë të kënaqur me punën e trajnerit Schaland, dhe diskutimi për këtë kontratë është bërë brenda pak minutave.

“Faktikisht ne do të vazhdojmë prapë me këto rezultate, pra me këtë punë dhe jemi shumë të lumtur që sot ta nënshkruajmë para jush edhe zyrtarisht për vet faktin që me të vërtetë Schaland dhe ekipi i tij ka krijuar një filozofi të re në ekipin tonë nacional dhe normalisht përveç punës së tij, sigurisht që ka bërë edhe planet, edhe për ekipin zinxhir që bashkërisht në të ardhmen do të jetë një linjë ose një format i njëjtë i të gjitha komtareve tona me një filozofi të punës e cila ne na përshtatet”, tha Ademi.

Ndërsa, selektori Challandes u shpreh se gjëja që i intereson më së shumti ishte të vazhdohet bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Për mua dua ta them pa fije dyshimi që gjëja me e rëndësishme është futbolli, ndoshta do të kisha mundur të marrë më shumë nëse do të negocioja më gjatë për kontratë por për mua ka qenë e rëndësishme të vazhdoj bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Kosovës, që të vazhdoj të punoj me këta futbollist që i kam aktualisht te Kosova, dhe kjo është gjëja që me intereson me së shumti dhe ku e kam fokusin tim më të madh”, tha ai.

Challandes shtoi se nuk dyshon në suksesin e ekipit të Kosovës, mirëpo ekipi i Kosovës duhet të ketë durim, pasi që është ekip i ri dhe duhet të shkojë hap pas hapi që të ngritet atje ku dëshiron.