Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes për ka deklaruar se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në ndeshjen e sotme me Greqinë por jo edhe me gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

“Problemi nuk është mbështetja apo jo, unë jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua. Unë jam një trajner që më pëlqen të luajë ky është komplimenti im për ta. Nuk isha i kënaqur me vendimet e gjyqtarëve, është shumë e rëndësishme për një portier të mbrojë një penallti dhe t’i jep zemër skuadrës, të luftojnë së bashku, ne jemi një skuadër”, ka thënë ndër tjera Challandes.

Kosova ka marr barazim në Athinë kundër Greqisë, duke e mbyllur takimin me rezultat 0-0.

Kujtojmë se, Kombëtarja në këtë ndeshje ishte me 10 mungesa, përfshirë edhe tri të fundit: Valon Berisha, Arbër Zeneli e Edon Zhegrova, të cilët i bashkohen listës së lënduarve.