Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes mbajti konferencë për shtyp para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut. Challandes ka folur për situatën e ekipi e cila po përballet me mungesë të lojtarëve për shkak të lëndimeve.

Challandes ka theksuar se situata në lidhje me Amir Rrahmanin është pozitive dhe po pritet një vendim final.

“Jemi në kontakt me FIFA për situatën e Amir Rrahmanit, situata është më pozitive për shkak se kam biseduar me para konferencës. Ne ende jemi duke pritur një vendim final dhe presim që të na bashkohet sot apo nesër”, ka thënë Challandes.

Ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova do të zhvillohet më tetë tetor në Shkup./21Media