Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes sot mbajti një konferencën për për media para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.

Challandes ka deklaruar se është gati për sfidën me Maqedoninë e Veriut që zhvillohet nesër nga ora 20 e 45.

“Ne jemi gati për këtë sfidë, jam gati edhe unë, ne kemi mundësi të kualifikohemi. Ne i dimë saktësisht kualitetet e Maqedonisë. Me Vedat Muriqin, Milot Rashicën apo pa këta, unë dua të luajë me tifozë, sepse stadiumi i mbushur të jep energji, normalisht do të preferoja që ndeshja të zhvillohej me tifozë, por jemi në këtë situatë dhe duhet ta pranojmë”, ka thënë  Challandes.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe sulmuesi Atdhe Nuhiu./21Media