Bernard Challandes ka konfirmuar në fundjavë lëndime kanë pësuar edhe dy mesfushorë tjerë tejet të rëndësishëm.

Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca janë lënduar me klubet e tyre dhe nuk do të marrin pjesë në ndeshjet e tetorit..

Challandes  ka treguar se “Idriz Voca ka thyer hundën në Turqi me klubin e tij dhe nuk do të jetë”.

Ndërsa, Kryeziu të shtunën ka lënduar ligamentet.

“Mund të konfirmoj edhe lëndimin e Hekuran Kryeziut i cili të shtunën ka lënduar përsëri ligamentet”, ka deklaruar Challandes.

Në këtë konferencë, Challandes ka theksuar se vendimi për ardhjen e Rrahamnit dhe Muriqit janë duke pritur vendimet.

Të lënduar janë edhe Rashica, Halimi dhe Ujkani./21Media