Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes pas humbjes së Kosovës nga Spanja me rezultat 3 me 1  ka deklaruar se Spanja është një nga Kombëtaret më të forta në botë, ku një fitore ndaj tyre ishte jashtë logjikës.

“Spanja nuk e jep topin për kundërshtarin, e mbajnë shumë mirë. Ata bëjnë futboll perfekt, ndoshta nuk përfunduan aksionet shumë mirë, por është gati e pamundur të luash ndaj presionit të tyre. E patë presingun me tre sulmues, me lojtarët ndoshta më të mirë në botë”, ka thënë Challandes për SuperSport.