Challandes pozitiv me Covid-19

11 Nëntor 2020

 

 

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të FFK-së.

“Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes  dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Challandes  bashkë me pjesëtarët e tjerë të stafit tashmë janë izoluar.

Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti./21Media