Challandes publikon listën, dy emra të rinj te Kosova
9 Nëntor 2018
Dy ndeshje në Grupin 3 të Ligës D
Dy ndeshje në Grupin 3 të Ligës D
Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit në fazën e gupeve të Ligës së Kombeve gjatë nëntorit.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve që ka ftuar për dy ndeshjet e fundit në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.
Kosova do të luajë fillimisht në udhëtim kundër Maltës, më 17 nëntor (e shtunë) dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor (e martë) në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Në listën e trajnerit zviceran janë dy emra të rinj si portieri Arijanet Muriq dhe mesfushori Mirlind Kryeziu.
Gjithashtu në ekip është kthyer edhe Bersant Celina.