Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e këtij muaji.

Dardanët fillimisht më 8 tetor do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian në Shkup, derisa më pas në kuadër të Ligës së Kombeve do të luajnë kundër Sllovenisë më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Greqisë, më 14 tetor në Athinë.

Si zakonisht, Dardanët, do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, në hotel “Emerald”, përzgjedhësi Bernard Challandes do të mbajë konferencë për media.